MENU
klinika

Kënga ka përfunduar!

Ledri dhe Majk paskan përgatitur një surprizë

23.06.2020 - 09:39

Javën që lamë pas, krejt papritur treshja Capital T, Ledri Vula dhe Majk u vendosën në qendër të vëmendjes mediatike.

Arsyeja?

Prishja e raportit mes Majk dhe Capital T, si shkak i bashkëpunimit të këtij të fundit me Ledrin.

Këto thashetheme u nxitën nga dy story në Instagram të reperëve, që dukeshin sikur i drejtoheshin njëri-tjetrit por në fakt e vërteta ishte ndryshe.

Pasi lajmi mori dhenë, erdhi edhe reagimi i djemëve.

Në një video live në Instagram Capital T dhe Majk përgënjeshtruan lajmin, teksa autori i hitit “Akull” tha se së shpejti mund t’i shohim në një bashkëpunim të tre.

E teksa ne mezi po e prisnim këtë të fundit, duket se Majk dhe Ledri paskan përgatitur një surprizë.

Dyshja ka realizuar bashkëpunimin e parë së bashkë, teksa tashmë duhet të realizojnë vetëm videoklipin.

Lajmin e ka bërë me dije Ledri, në një intervistë për NIN, ku tha se përveç duetit me Dafinën e Lumi B, do sjellë edhe një duet me Majk.

Me Dafinën e kemi xhiruar klipin. Tani po presim ta xhirojmë edhe me Majkun, kënga ka përfunduar duhet vetëm klipi.

Epo përfundimisht vera 2020 është vera e bashkëpunimeve, dhe jo bashkëpunimeve dosido, por mes emrave më në zë të muzikës shqiptar