MENU
klinika

Nga Vargjet Satanike tek...

Librat që tronditën publikun kur u publikuan

17.06.2020 - 16:03

Kur mendojmë për libra skandalozë, me shumë mundësi, menjëherë në mendje na shkon “50 hijet e Greit” apo “Femrat” e Bukovskit. Por historia e të ashtuquajturve libra skandalozë është e gjatë dhe shumë libra që sot konsiderohen klasikë, kur u publikuan në fillim, u kritikuan për përmbajtjen.

Xhejn Er  – Sharlot Brontë

“Xhejn Er” pati sukses të menjëhershëm kur u publikua, megjithatë u konsiderua si një libër jo i përshtatshëm, të themi. Arsyeja? Sepse ishte shkruar nga një grua.

Uliksi – Xhejm Xhojsi

Në ditët e sotme, “Uliksi” konsiderohet gjerësisht si shumë konfuz për të qenë fyes. Por kur doli në fillim shkaktoi goxha zhurmë. Tekefundit, në gjithë kapitullin e fundit, e vetmja gjë që bën gruaja e Leo Blum, Moli, është masturbimi. Nëse mendoni se kjo është e pështirë, mos e lexoni kurrë korrespodencën personale të Xhojsit me gruan e tij.

Kandidi – Volteri

“Kandidi” u dënua për blasfemi, pasi sugjeronte se jeta nuk është perfekte, por le ta jetojmë gjithsesi. Për të qenë të sinqertë, libri është një satirë e kishës dhe qeverisë në të njëjtën kohë dhe të dyja institucionet nuk njihen për sensin e tyre të humorit.

Dashnori i zonjës Chatterley – D. H. Lawrence

Ky libër konsiderohej skandaloz për kaq shumë kohë, sa shtëpia botuese që e hodhi në qarkullim u përball në gjyq për këtë libër 32 vjet pasi e botoi për herë të parë. Për fat të mirë, shtëpia botuese fitoi.

Vargjet satanike – Salman Rushdie

“Vargjet satanike” vijon të mbetet një libër skandaloz. Libri i njohur është kaq kritik ndaj fesë sa edhe përkthyesit e librit u kërcënuan dhe sulmuan në vendet e tyre. Përkthyesit italianë dhe norvegjezë u plagosën rëndë në dy sulme ndaj tyre, ndërsa përkthyesi japonez u godit për vdekje me thikë.

Një dhuratë e kinemasë tonë nostalgjike për të gjithë brezat

Restaurohet filmi “Kthimi i Ushtrisë së Vdekur”

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen