Sot nuk ishte thjesht një e mërkurë e zakonshme. Superylli i Barcelonës dhe Argjentinës, Lionel Messi, mbushi 33 vjeç. Sa shpejt kalon! Është e vështirë të besohet se 15 vjet më parë, djaloshi i ri nga Rosario e prezantoi veten para botës me atë gol kundër Albacete, në moshën 17-vjeçare. Nuk iu deshën shumë kohë që të bëhej një hero Blaugrana.
Tregolëshi në “El Clásico” e nxorri më tepër në pah, edhe pse ishte akoma një adoleshent. Nga të gjithë golat e jashtëzakonshëm që ka shënuar me ato këmbë të shpejta e të pandalshme, kur rrëshqet në të djathtë, ndoshta ky me kokë ndaj Manchester Unted në finalen e Champions 2009 është më i paharrueshmi i tij.
Messi nuk tregoi asnjë frikë kur e çoi Barçën në shtëpinë e rivalëve të saj më të mëdhenj. “Santiago Bernabéu” ka qenë një vend “gjuetie” mjaft i lakmueshëm për të. Asnjë tjetër në La Liga nuk ka shënuar ndonjëherë më shumë gola se ai. Duke folur për goditjet e lira, sa i mirë është ai! A ka ndonjë gjë, që Messi nuk mund ta bëjë?
Referuar kontinentit të vjetër, ai ka mbi 30 “viktima”, në Ligën e Kampionëve, gjithmonë duke shijuar statusin e yllit mbresëlënës. Ai mund të jetë një nga golashëshënuesit më të mëdhenj të të gjitha kohërave, por heroi i ditëlindjes së sotme të 33-të nuk është aspak një lojtar egoist.
Asistet e tij të theksuara e të përpikta janë prova e kësaj. Kjo është arsyeja pse gjashtë “Topat e Artë” të tij janë mëse të merituar. Edhe pse shtatshkurtër, superstari argjentinas ia ka dalë të jetë “sublim” edhe me kokë, duke kërcyer në ajër e shënuar nga pozicione ta pamundura.
The great man turns 33 today ?
Feliz cumpleaños, Lionel Messi! ?#HBD | @Argentina | @TeamMessi pic.twitter.com/8sQ2P2Gmmv
— FIFA World Cup (@FIFAWorldCup) June 24, 2020
Është vetëm një larg kuotës së 700 golave në karrierë, dhe 15 gola larg për të thyer të madhin Pele me rrjetat e realizuar në një klub të vetëm. Me fat ata njerëz që po shijojnë magjinë e tij live. U bëfsh edhe 100 Lionel Messi!