MENU
klinika

Sqarimi i kreut të IOC

“Lojërat Olimpike vitin tjetër, ose do të anulohen fare”

19.06.2020 - 12:29

Dihet tashmë që për shkak të pandemisë Covid-19 Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”, të parashikuara për t’u zhvilluar këtë vit, janë shtyrë për vitin tjetër. Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) dhe organizatorët e Olimpiadës kanë vendosur prej kohësh që ky event të zhvillohet në datat 23 korrik 8 gusht të vitit 2021.

Presidenti i IOC, Thomas Bach, ka deklaruar se, në rast se kjo Olimpiadë nuk zhvillohet as vitin tjetër, atëherë ajo do të anulohet. Kohët e fundit janë shtuar zërat se Olimpiada japoneze është në rrezik.

“Na vjen keq që u shty, por u bë për të mirën e të gjithëve. Ne urojmë që ajo të zhvillohet pas një viti, duke shpresuar që situata të jetë përmirësuar. Në rast se do të shtyhet sërish, atëherë është më mirë të mos zhvillohet fare, por nuk mund të flasim që tani”, – tha Bach.