Ali Ahmeti, kreu i BDI-së prezantoi Naser Ziberin si politikanin që do tentojë të bëhet kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut në zgjedhjet e 15 korrikut.
Ky prezantim është bërë ditën e nisjes së fushatës elektorale ku BDI-ja do të futet në zgjedhje pa koalicion.
“Pas konsultimeve intensive me shoqërinë civile, botën akademike, ekspert dhe opinion krijues, por edhe me miq e dashamirë, arritëm deri tek emri unifikues dhe meritor për të qenë i pari shqiptar që garon për të thyer edhe kornizën e fundit një-etnike në Maqedoninë e veriut, atë të kryeministrit të vendit dhe ky është Naser Ziberi i cili i ka të gjitha virtytet për të prirë ekzekutivin e vendit drejt barazisë së plotë.” tha Ahmeti.
Naser Ziberi i cili ka qënë nënkryetar i qeverisë dhe ish-deputet e funksionar i lartë I PPD do të jetë në një përballje me dy maqedonasit e tjerë Zoran Zaev dhe Hristijan Mickoski për postin e kryeministrit.