MENU
klinika

"Hap i rëndësishëm"

Marrëveshja për Reformën Zgjedhore, Meta: Do të kishte pasoja të rënda, nëse…!

07.06.2020 - 11:37

Presidenti Ilir Meta e cilësoi një hap të rëndësishëm marrëveshjen mes palëve politike për Reformën Zgjedhore.

Duke folur nga Kurbini, Presidenti Meta tha se do të kishte pasoja, nëse do të kishte një reformë të njëanshme zgjedhore.

“Mendoj që është hedhur një hap i rëndësishëm përpara. Kam parasysh se cila do të ishte pasoja, nëse nuk do të kishim një marrëveshje konsensuale mes palëve. Ndoshta ka shumë qytetarë që nuk janë shumë të lumtur, sepse kanë pritur ndryshime edhe më thelbësore të sistemit, por sidoqoftë fakti që kemi një marrëveshje konsensuale është shumë pozitive, pasi do të kishte pasoja, nëse do të kishte një reformë të njëanshme zgjedhore”, u shpreh Meta.