Mëngjesin e sotëm ka mbërritur nga Italia trageti i parë i udhëtarëve në portin e Durrësit.
Ditën e djeshme qeveria lejoi hapjen e transportit ujor në të gjitha portet.
Ky vendim lejon të gjithë shtetasit e huaj të udhëtojnë lirisht nga vendet e BE-së dhe jo vetëm drejt Shqipërise, e ndërsa nga porti i Durrësit lejohen te nisen drejt Italisë vetëm shqiptarët rezidentë në iltali si dhe shtetasit e Bashkimit Europian.
Hapja e transportit ujor ka qenë një lajm mjaft i mirë për shtetasit shqiptar të izoluar në territorin italian gjatë periudhës së pandemisë, në këtë mënyre ata mund të riatdhesohen lehtësisht në Shqipëri.
Krahas qytetarëve shqiptarë, ky udhëtim i parë ka sjellë në Shqipëri dhe një numër të konsiderueshëm turistësh italianë, të cilët kanë zgjedh vendin tonë si destinacion turistik.