MENU
klinika

Nuk ka patur vetëm të vdekur!

Mbi 4 milion persona në të gjithë botën janë shëruar nga koronavirusi

14.06.2020 - 07:55

Të paktën 4 milion persona në të gjithë botën janë shëruar tashmë nga koronavirusi.

Në bazë të dhënave të publikuara në worldometers, deri më tani, të shëruar nga Covid-19 rezulton të jenë 4,042,466 persona në të gjithë botën.

Ndërsa, që nga fillimi i pandemisë e deri më tani, me virusin, zyrtarisht rezultojnë të jenë infektuar të paktën 7,872,684. Prej tyre, 432,475 e kanë humbur betejën për jetën.

Shteti më i prekur nga pandemia vijon të jetë SHBA ku numëron mbi 2 milion të infektuar dhe 117,527 viktima. Vendi i dytë më i goditur nga koronavirusi është Brazili ku deri më tani numërohen 850,796 të infektuar dhe 42,791 viktima.

Në vendin e tretë gjendet Rusia, me 520,129 të infektuar dhe 6,829 viktima.

Pandemia është zhvendosur nga Evropa dhe Kina, por tashmë situata mbetet e “nxehtë” në Rusi, Amerikën e Jugut si dhe në Iran.