Pas deklarates se bere sot nga kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi, se me daten 30 korrik do te shqyrtohet ne Parlament, nëse do të kemi apo jo ndryshim të Sistemit Zgjedhor, deputetja e opozites Rudina Hajdari e ka cilesuar nje ngjarje historike kete hap. hajdari
Ne nje deklarate te bere per mediat, ne mbarim ne mbledhjes se Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, qe diskutoi sot projektligjin e 29 deputetëve të opozitës parlamentare për ndryshime kushtetuese, Hajdari ka thene se premtimi qe ajo kishte bere eshte vene ne shina.
“Ishte një mbledhje historike, ne parashtruam kërkesën që erdhi nga firmëtarët e opozitës parlamentare për të rishikuar Kushtetutën për ndryshimin e sistemit dhe hapjes së listave. Kjo është një kërkesë e shqiptarëve, ka mbështetje tepër të gjerë nga grupet e interesit, shoqëria civile, për t’i rikthyer parlamentit sovranitetin e duhur. Ja ku erdhi kjo ditë, ne do ta bëjmë realitet, jemi duke negociuar dhe do ndjekim cdo rrugë ligjore për ta cuar deri në fund, unë ju premtova shqiptare, që do luftoj deri në fund dhe ja ku jam sot me kolegët e opozitës parlamentare, me Këshillin e Legjistaltures dhe Ligjeve për ta parë këtë me imtësi. Ne në zgjedhjet e ardhshme duhet të shkojmë me lista të hapura, ku shqiptari të mos ngelet peng i deputetëve që nuk shkojnë në zona, por i binden kryetarëve të partive, duhet të shtyjmë maxhorancën që të plotësojë këtë kërkesë, pasi ky eshte shans historik i shqiptarëve pas 30 vjet tranzicion që të shkojnë në kuvend përfaqësuesit e tyre të denjë”- tha ajo.
Pyetur se cfarë sinjalesh ka nga shumica për këtë gjë, ajo ka thënë: Maxhoranca ka premtuar që do ta bëjë këtë proces me dy shkallë, pavarësisht gjatë procedurës që u ndoq, i bëra kërkesë opozitës jashtëparlamentare, se ndryshimi i sistemit duhet të jetë kërkesë e opozitës, shoqërisë që kërkon ndryshim, u befasova që ajo nuk arriti të na mbështeste, po kjo nuk do të thotë që duhet të heqim dorë. Gjatë kësaj periudhe kam qenë direkte me Ramën kur i kam thënë që ju premtuat për këtë gjë, unë e përmbusha rolin në Këshillin Politik, u kritikova, por qëndrova fort.
Sa për votat që opozita në Kuvend nuk i ka, Hajdari ka theksuar: Ne i futemi rrugës institucionale, duke negociuar me maxhorancën si do arrihet, e kemi futur në shinat e duhura, votën nuk e parashikoj dot, por më në fund ne zhbëjmë marrëveshjen e 2008 që i ka skllavëruar deputetët.