Sot, në orën 17:00 mblidhet sërish Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore, ndërkohë që kanë mbetur edhe 6 ditë kohë nga afati përfundimar për përpilimin e drafit, i cili do të dërgohet më pas në Kuvend për t’u miratuar.
Ditën e sotme pritet që të diskutohet propozimi i radhës i opozitës jashtëparlamentare për formulën sesi do të zgjidhen anëtarët e KQZ-së.
Edhe pse maxhoranca ka refuzuar dy herë propozimet e tyre dhe u ka garantuar se në Kuvend do të kenë votat për të zgjedhurit e tyre, sërish opozita kërkon tjetër formulë, e cila sipas tyre ka “bekimin” e ndërkombëtarëve.
Sipas propozimit te opozitës përzgjedhja e kandidateve bëhet në një komision parlamentar, ku opozita jashtëparlamentare do të ketë një përfaqësues të vetin me të drejtë vetoje. Ky përfaqësues zgjedh 2 nga 5 anëtarët të Rregullatorit dhe 2 nga 5 anëtarët e Komisionit të Apelimit e Sanksioneve, ndërsa shumica zgjedh 3.
Më pas Kuvendi miraton ose rrëzon në bllok të 5 të përzgjedhurit. Sa i takon Komisionerit Shtetëror të zgjedhjeve opozita propozon që Partia Socialiste të zgjedhe 4 kandidatë, përfaqësuesi i opozitës politike përjashton 2 dhe Kuvendi zgjedh 1 nga 2 të mbeturit.
Ndërkohë që pjesëmarrja e tre prej anëtarëve të KP-së, nuk dihet nëse edhe mbledhja e sotme do të bojkotohet nga bashkëkryetarja Rudina Hajdari, e cila mungoi herën e shkuar.