MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Më nevojiten këshilla si të kuroj reumatizmën?

14.06.2020 - 13:04

Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Më nevojiten këshilla si të kuroj reumatizmën?

Mjeku: 1-Bëni dy herë në javë ushtime gjimnastikore të lehta
2-Merrni here pas herë, (një herë në dy ose tre muaj) tableta multivitaminë
3-Jetoni në ambiente që nuk janë të ftohta
4-Bëni, plazh çdo vit, dhe e rëndësishme është që të shtriheni në rërën e mëngjesit dhe mbazdites
5-Pini sa më shumë çarja me bimë jeshile
6-Përdorni ujë mineral
7-Hani sa më shumë fruta më vitaminë C dhe A
8- Sa herë që ndjeheni të lodhur përdorni paracetamol, ose medikamentë të tjera për përmbajtje paracetamoli

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.