Tani që Evropa del nga pandemia më e keqe e koronavirusit, ajo po përballet me sfida të pakrahasueshme.
Në Itali dhe Spanjë, borxhi i paqëndrueshëm rrezikon rimëkëmbjen e ekonomive që ishin tashmë “të brishta”. Në Bruksel, ekziston shqetësimi se detyra e zgjidhjes së emergjencës klimatike dhe zbatimit të objektivave do të lihet mënjanë. Vendi i Evropës në një botë të re shumë polare, të mbizotëruar nga rivaliteti gjithnjë e më i tensionuar midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës, duhet të rimendohet sërish. Marrëdhëniet e ardhshme tregtare të Bashkimit Evropian me Britaninë duhet të qartësohen brenda disa muajsh.
Në një kontekst të tillë të frikshëm, është fati i BE-së që Gjermania, shteti anëtar më i madh dhe më i fuqishëm, do të marrë përsipër presidencën e saj të radhës këtë javë.
Kohërat e jashtëzakonshme kërkojnë udhëheqje “me dorë të fortë”. Kancelarja gjermane, Angela Merkel, duket se është e vendosur ta sigurojë atë. Duke përshkruar planet e saj për presidencën kohët e fundit, Merkel u tha deputetëve gjermanë se: “Evropa ka nevojë për ne, ashtu si ne kemi nevojë për Evropën.”
Bisedimet mbi tregtinë me Brexit ka të ngjarë të trajtohen si një dimension i një problemi më të madh: mbrojtja e tregut të vetëm gjatë një periudhe trazirash ekonomike. Në një intervistë me Guardian dhe gazetat e tjera evropiane këtë fundjavë, Merkel e bëri të qartë se prioriteti do të jetë arritja e marrëveshjes së shpejtë për një fond të rimëkëmbjes post-koronavirus prej 750 miliardë eurosh.
Nënshkrimi i kësaj risie, e propozuar për herë të parë nga Merkel dhe presidenti francez, Emmanuel Macron, në maj, do të ishte një moment historik.
Në një nivel evropian, Merkel beson se kërkohet një ndryshim hapash për solidaritetin. Ajo ka paralajmëruar me të drejtë se një dështim për të ndërmarrë veprime kolektive për të stabilizuar ekonomitë e Evropës do të shfrytëzohet nga forcat antidemokratike dhe autoritare.
Gjatë kohës së saj 15-vjeçare si kancelare, Merkel ka demonstruar një aftësi të pamëshirshme për t’u përshtatur me rrethanat.
Para se të shpërthente Covid-19, ajo kishte njoftuar synimin e saj për t’u ulur në vitin 2021.
Në vend të kësaj, mënyra sesi e ka trajuar epideminë e ka forcuar autoritetin e saj.
Për gjashtë muajt e ardhshëm, Merkel do të drejtojë sërish. Për BE-në, në një kohë të tillë, ky është një lajm i mirë.
Përkthyer dhe përshtatur nga The Guardian/ Konica.al