MENU
klinika

COVID-19

Merr virusin në Tiranë, infekton familjen! 4 raste të reja në Durrës

11.06.2020 - 10:14
4 persona në Durrës, anëtarë të një familje kanë rezultuar pozitiv me covid-19 gjatë 24 orëve të fundit.

Burim i infektimit të tyre është bërë njëri nga anëtarët, që kishte ardhur në Tiranë dhe më pas ka infektuar dhe 3 pjesëtarët e tjerë të familjes.

Në Lushnje janë regjistruar 2 raste të reja me covid në 24 orët e fundit.  Sipas burimeve, të dy personat kanë qenë shkruar në QSUT në Tiranë, ku mendohet se kanë marrë dhe virusin.
6 persona kanë rezultuar pozitiv me koronavirus edhe në qarkun e Krujës. Të prekurit janë raste kontakti të mëparshme, ku disa janë të afër të të infektuarve në QSUT.

Të prekurit gjatë 24 orëve të fundit janë të moshës nga 40-70 vjeç.