18.06.2020 - 06:00
Dita e enjte do të ndikohet nga masa ajrore relativisht të paqëndrueshme.
Moti do të jetë i kthjellët në pjesën e parë të ditës, ndërsa në mesditë e pasdite do të kemi zhvillim të vranësirave të cilat do të pasohen nga reshje shiu në formën e shtrëngatave afatshkurtra, të shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Reshjet do të prekin zonat kodrinore dhe malore të vendit, në zona të izoluara reshjet do të jenë në formën e breshërit.
Era do të jetë nga Veriperëndimi 2-10 m/s, era fiton intensitet kryesisht në momentin e zhvillimit të vranësirave.
Në fushën termike nuk priten luhatje të ndjeshme.