Në një deklaratë për mediat, Presidenti Ilir Meta i është kthyer edhe një herë opinionit të Venecias lidhur me emërimet e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
Pa dashur të marrë shumë kohë, sikundër u shpreh, për cështjen më të gjatë në Komisionin e Venecias, Meta u ndal të sqarojë edhe një herë katër paragrafët thelbësor sikundër i cilësoi ai, që sqarojnë një herë e mirë rolin e kreut të shtetit në këtë proces
“Vlerësova të rëndësishme të zhvilloj këtë konferencë, duke vlerësuar se fundjava që lamë pas pati disa zhvillime të rëndësishme që kanë të bëjnë me perspektivën e çeljes së negociata. E nisa këtë javë me takimin me ambasadorin Zef Mazi.
E di që jeni lodhur, por ju kërkoj vetëm tre minuta përqëndrim nga ju për të sqaruar edhe një herë sipas Venecias jo sipas Presidentit, se cilat kanë qene raportet dhe qëndrimet e presidentit në raport me Kushtetutën e ligjin.
Komisioni i Venecias, konfirmoi se shkak i përplasjes ishin veprimet antiligjore të ish-kreut të KED dhe mënyrës së dërgimit të listave. Opinioni qartë se përgjegjësia indivuale është e provuar sepse nuk e diskutoi në mbledhje më anëtarët e tjerë të KED, sic e kërkon ligji.
Ceshtja e dytë, Komisioni i Venecias konfirmoi se KED ka vepruar në mënyrë jo transparente.
Cështja e tretë, Komisioni i Venecias në pikat 96 dhe 98 konfirmoi se veprimet e presidentit jo vetëm që ishin në përputhje me ligjin por kanë ruajtur të gjithë procesin.
Cështja e katërt, në lidhje me ligjin antikushtuesin për betimin e gjyqtarëve, Venecia konfirmoi se betimi bëhet vetëm para Presidentit të Republikës, madje është parakusht për nisjen e punës së tij. (Paragrafët 99-100).
Unë e mbajta fjalën nuk iu mora shumë kohë, raporti është i gjatë, por këto janë katër pikat thelbësore që sqarojnë raportin e Presidentit, me Kushtetutën, ligjin dhe institucionet” u shpreh Meta.
FJALA E PLOTE
I.Komisioni i Venecias konfirmoi qartë se shkaku i përplasjes institucionale midis Kuvendit dhe Presidentit të Republikës ishin veprimet antiligjore të ish-Kryetarit të KED-se Dvorani dhe veçanërisht të mënyrës së dërgimit të listave prej tij.
Opinioni qartëson pa asnjë ekuivok se përgjegjësia individuale e ish-Kryetarit të KED Dvorani, për kohën dhe mënyrën e dërgimit të listave, është tërësisht e provuar, sepse ai nuk e diskutoi në mbledhje plenare me të gjithë anëtarët e KED siç e kërkon ligji.
Ja çfarë thuhet në pikën 92 të Opinionit të Komisionit të Venecias:
92. “Çështja më problematike e shkaktuar nga vendimet e KED-së në vitin 2019 në lidhje me emërimet në Gjykatën Kushtetuese ka të bëjë me kohën e përcjelljes së listave të renditjes së kandidatëve tek Presidenti dhe Kuvendi…”
“…Kjo shkaktoi një incident të rëndë procedurial…”
“…Kjo mënyrë veprimi nuk u diskutua në KED…”
II.Komisioni i Venecias konfirmoi se KED ka funksionuar në mënyrë jo transparente dhe përjashtimi i Avokatit të Popullit nga mbledhjet e KED është veprim antikushtetues.
Ja çfarë thotë Komisioni i Venecias në pikën 90 të Opinionit:
90. “Për më tepër, KED nuk funksionoi në mënyrë transparente.
Transparenca është thelbësore për të fituar besimin e publikut në procedurën e emërimit, pra të vet Gjykatës Kushtetuese.
Megjithatë, KED shpërfilli praninë e detyrueshme kushtetuese të Avokatit të Popullit si vëzhgues qoftë në përzgjedhjen përmes shortit, qoftë edhe në mbledhjet dhe veprimtarinë e KED-së (nenet 149/d (3) dhe 179 (11) të Kushtetutës)…”
III.Komisioni i Venecias në pikat 96, 98 të Opinionit konfirmoi përfundimisht se veprimet e Presidentit, jo vetëm që ishin tërësisht në përputhje me Kushtetutën dhe Ligjin, por ato kanë ruajtur kushtetushmërinë e gjithë procesit të emërimit.
Në këto paragrafë, Komisioni Venecias, konfirmoi të drejtë emërimin nga Presidenti të gjyqtares së dytë dhe refuzimin e pranimit të betimit të një kandidate të vetë-zgjedhur pas deklarimit përpara një noteri
Ja çfarë thotë Komisioni i Venecias në pikat, 96 – 98 të Raportit:
96. “… Për më tepër, nëse Presidenti do kishte zgjedhur dy kandidatë, Kuvendi do të dispononte një listë me më pak se tre kandidatët, që është dhe numri minimal që parashikon Kushtetuta…”
“…Përfundimisht, kandidati i zgjedhur nga Presidenti ishte renditur ndër tre të parët nga lista e KED, pas zgjedhjes së Kuvendit të kandidatit të tretë të listës…”
98. “…Prandaj duket e arsyeshme që Presidenti refuzoi të pranonte betimin e gjyqtares që pretendon se u emërua automatikisht…