Presidenti Ilir Meta i tërhoqi vëmendjen qeverisë për rritjen e borxhit publik, ndërsa i cilësoi si teatër debatet në komisione për rrëzimin e tre dekreteve të tij.
Gjithashtu Ilir Meta u shpreh se do të vazhdojë të kthejë në Kuvend, ligje që sipas tij janë antikuhstetuese apo cënojnë interesin e qytetarëve.
“Unë do të vazhdoj të kthej ligjet që janë antikushtetuese dhe që bien ndesh me interesin e qytetarëve.
I bëj thirrje kuvendit të mos lërë hapësira në ligje për të ritur korrupsionin në të ardhmen. Duhet t’u jepet fund abuzimeve’-tha ndër të tjera Meta.
“Tërheq vëmendjen për nivelin e lartë të borxhit, dhe rrezikun për rritjen akoma më tej. Duhet një analizë e nevojave më prioritare dhe për mbajtjen nën kontroll të borxhit publik. Për tre dekretet u që u rrëzuan u zhvillua një teatër në komisione. Unë do të vijoj punën për kthimin e ligjeve anti-kushtetuese” tha ai.