Presidenti i vendit Ilir Meta u ka dhënë përgjigje të prerë gjithë zërave, apo aludimeve se pas miratimit të të zgjedhurit të tij për kreun e KLSH-së, vetëm një ditë më parë në Grupin Parlamentar të PS-së, fshihet një marrëveshje me Ramën.ilir meta konference1
Në konferencën e sotme për mediat, Meta tha prerë se nuk ka asnjë marrëveshje.
“Nuk ekziston asnjë marrëveshje e tillë dhe nuk merrem me thashetheme. Ju e dini qëndrimin ndaj eurobondit, që u kthye dhe u risoll dhe me këtë rast, i keni lexuar edhe arsyet pse kthyem ligjin e kripromonedhës dje, cdo gjë që është në përputhje me kushtetutën këtu firmoset menjëherë, cdo gjë tjetër me probleme, kthehet për reflektim. Se cfarë vendimi merr parlamenti për kandidaturën e propozuar nga Presidenti kjo është e drejta e parlamentit jam i zhgënjyer për tre të parat se kanë qenë shumë përfaqësuese dhe dinjitoze”- tha ai.