MENU
klinika

"Ishte si një ‘tigër agresiv’, por tani është si një mace e egër"

Mjeku italian: Koronavirusi mund të zhduket pa vaksinë

21.06.2020 - 13:46

Koronavirusi, dikur “tigër agresiv”, tashmë është dobësuar dhe po bëhet një sëmundje si një mace e egër, kështu pretendon mjeku italian, Matteo Bassetti.

Bassetti, i cili është shefi i sëmundjeve infektive në Spitalin e Përgjithshëm të San Martinos në Genova, thotë se është i bindur që virusi po “ndryshon shkallën e agresivitetit” dhe pacientët tani po u mbijetojnë infeksioneve që vet virusi i kishte pasur në fillim të pandemisë, përcjell Telegrafi. Dhe nëse dobësimi i virusit është i vërtetë, COVID-19 mund të zhdukej pa pasur nevojë për një vaksinë, pretendoi Bassetti.

Ai disa herë kishte përsëritur që pacientët e infektuar me COVID-19 në Itali, tashmë janë shumë më mirë se sa që ishin në fillim të pandemisë.Matteo Bassetti, shef i sëmundjeve infektive në Spitalin e Përgjithshëm të San Martinos në Genova.

Bassetti sugjeron se kjo mund të jetë për shkak të një ndryshimi gjenetik në virus duke e bërë atë më pak vdekjeprurës, për shkak të avancimit të trajtimeve ose për shkak se njerëzit nuk po infektohen kaq shumë për shkak të distancës sociale.

Ai thotë se virusi mund të zhduket vet.“Virusi gjatë muajit mars dhe prill ishte si një ‘tigër agresiv’, por tani është si një mace e egër. Edhe pacientët e moshës 80 ose 90 vjeç që po trajtohen nga COVID-19 po marri vetë frymë. Të njëjtët pacientë do të kishin vdekur në dy ose tre ditë më herët”, thotë ai.

Italia ishte një nga vendet më të goditura në botë gjatë fazave të hershme të pandemisë dhe tani ka regjistruar më shumë se 238 mijë raste pozitive me mbi 34 mijë vdekje.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Jep rezultate të shkëlqyera brenda 24 orëve"

Mjeku italian pretendon se ka gjetur kurën kundër koronavirusit

Letra e mjekut italian po bën xhiron e rrjetit

“Fëmijë, mos kini frikë nga koronavirusi!”