MENU
klinika

“Veshkat të ekspozuara ndaj virusit”

Mjeku tregon pse është rritur numri i rasteve

23.06.2020 - 08:00

Në një intervistë, mjeku urolog Julian Balla në Itali foli për situatën e pandemisë.

I pyetur për valën e dytë të virusit, mjeku tha se kurba epidemike do të ndjekë atë që ndodh në Kinë. Sipas tij rritja e numrit të rasteve ka të bëjë me hapjen, por edhe rritjen e numrit të testimeve.

“Jemi pak me vonese si gjithmonë kurba epidemike do të ndjekë atë që po ndodh në Kinë. Besoj se e njëjta gjë siç është verifikuar edhe në Kinë mund të verifikohet edhe këtu. Një shpjegim nuk ka ende. Ndoshta është normale deri dikur se dado të ruhet distancomi social hapja, takimi, statistikisht është diçka normale sepse kontakti mes njerëzve është rritur. Nuk është se duhet kuruar një rritje të pacientëve në spitale sepse presionet ndaj spitaleve janë ulur ndjeshëm, është rritur edhe numri i tamponeve. Kjo statistikë mund të kuptohet edhe në rritjen e numrit të tamponeve”, u shpreh mjeku.

Më tej, mjeku foli edhe për dëmin që Covid-19 u bën veshkave. Sipas tij ndonëse nuk ka një studim të mirëfilltë veshkat janë mjaft të ekspozuara ndaj virusit.

“Janë bërë disa studime. Janë bërë disa vëzhgime. Besoj se do të dalë diçka me vlerë në kuptimin që veshkat sigurisht që i dëmton. Dëmi më i madh që ky virus shkakton është ai i trombeve, duke dëmtuar enët e gjakut. Duke qenë se veshka merr 20% të qarkullimit të gjakut në total normalisht që veshka është më e ekspozuara sa i parket dëmeve vaskulare, por akoma nuk ka një studim të mirëfilltë”, u shpreh Balla.