MENU
klinika

Lumë bashkëpunimesh këtë verë!

Mozzik-ut i prishen planet me Loredanën, befason Majk!

21.06.2020 - 13:06

Ky vit do të mbahet mend për shumë gjëra të trishta në lidhje me pandeminë, por më së shumti do të mbahet mend për gjëra të bukura, siç janë bashkëpunimet hit që vijnë nga këngëtarët shqiptare.

Deri më tani kemi qenë dëshmitarë i atij mes Ledrit e Capital T, por surpriza nuk mbaron me kaq! Prive.al bën me dije se Mozzik kishte planifikuar një këngë me Loredanën, por duket se planet kanë ndryshuar ndaj ai do të vijë solo me një projekt që titullohet Tommy and Jerry.

Surpriza e verës mbeten bashkëpunimet e Majk, i cili përkundrejt fjalëve për debat në distancë mes Capital T dhe Ledrit, do të vijë jo me një por me dy bashkëpunime, një me Ledrin dhe tjetri me Getoarin.

Por le t’ju hedhim një sy nga afër të gjitha bashkëpunimeve që na presin këtë vit:

Mozzik me Kidën

Majk me Ledrin

Majk me Getoarin,

Enca me Don John

Bruno, Flori dhe Klajdi Haruni

Lumi B me Dafinën dhe Ledrin

Melinda dhe Nora

Young Zerka dhe Fifi

Ylli Limani me Lumi B

Epo nëse dhe ju e vutë re mugesën e Tayna-s mos u shqetësoni! Ajo gjithashtu ka përgatitur disa surpriza, por na mbetet të presim!