Pas zëvendësimit si drejtuese e grupit parlamentar, Rudina Hjdari nuk do të jetë më as bashkëkryetare e komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore.
Në Kuvend është protokolluar kërkesa e cila parashikon shkarkimin e Rudina Hajdarit dhe emërimit të Myslym Murrizit si bashkëkryetar.
Kjo kërkesë ka marrë mbështetjen edhe të kryetarëve të grupeve të tjera parlamentare dhe do të miratohet në seancën e ditës së enjte.
Ajo që bie në sy është se Murrizin e mbështesin jo vetëm anëtarët e grupit demokrat që drejton, por edhe dy kryetarët e grupeve parlamentare Nimet Musai dhe Edmond Stojku.
Largimi i Rudina Hajdarit nga Komisioni i Reformës vjen pas përplasjes që ajo pati me kolegët e tjerë deputet të cilët ishin kundër marrëveshjes politike që ajo firmosi më 5 qershor.