MENU
klinika

"Muajt e fundit Basha tregoi se…"

Nazarko për Reformën Zgjedhore: Rotacioni është i mundur edhe me këtë sistem

08.06.2020 - 17:29

Analisti Mentor Nazarko i ftuar në rubrikën ‘’Opinion’’ në News24 se rotacioni politik në 2021 është i mundur edhe me sistemin aktual, me lista të mbyllura, edhe pse personalisht do të donte një sistem të hapur, jo domosdoshmërisht lista të hapura.

Nazarko ka thënë se Rama vendoset në krizë kur ka përballë një lider propozues dhe konstruktiv, dhe jo një agresiv. Sipas tij, Basha aplikoi metodën e vjetër të përplasjes vitin e kaluar kurse tashmë dhe sidomos muajt e fundit ka qenë konstruktiv dhe propozues.

”Unë besoj që Basha, është në ndikimin e dy shpirtrave të PD, i vjetër që përafqësohet nga Berisha dhe grupi i interesave politiko- ekonomi, dhe një shpirt të ri që do ta çojë një PD të shekullit të XXl. Basha lufton mes tyre, herë i bindet njërit, herë tjetrit. Basha e ka kuptuar nëse vijon me linjën e përplasjes, mund të mobilizojë militantë, që ishin policë bashkiakë apo të atyre administratës së bashkive që kishte, por nuk mund të bindë elektoratin gri. Basha e ka kuptuar që me këtë linjë nuk fiton dot. Unë kam patur besim tek ai, madje Basha ishte shumë tërheqës në 2009 ndaj Ramës, ishte shumë propozues, krijuar. Shqipëria ka nevojë për gjuhë propozuese, për një model të ri ekonomiko- politik.

Të përfaqësojë një sfidë për z. Rama, por unë mendoj që rotacioni është i mundur edhe me këtë sistem zgjedhor.

Basha ka treguar muajt e fundit që është propozues. Rama vendoset në krizë funksionimi kur ka dikë që është propozues dhe konstruktiv.

Pse thonë në 2017 Rama fitoi pa program? Sepse kishte një përplasje të madhe politike. Dhe Rama si protagonist rishpiku veten. Nëse ka një agresiv përpara Rama jep më të mirën prej vetes, edhe besueshmërinë kombëtare. Basha duhet të jetë tërheqës për masën e gjerë, jo nëpërmjet përplasjes, por nëpërmjet propozimit, dhe këtë Basha duhet ta sjellë nëpërmjet ndryshimit.”- tha Nazarko.

Sa i përket Reformës Zgjedhore, Nazarko shprehet se marrëveshja kënaq PS- PS, ndërkohë thotë se ‘steka e lartë’ e opozitës u ul prej ndërkombëtarëve apo dhe prej realitetit shqiptar, por në përgjithësi është një marrëveshje relativisht përparuese.

”Nëse i referohemi, dy sherrxhinjve të politikës, janë të kënaqur. PD e nisi me një stekë të lartë, por që u ul prej ndërkombëtarëve dhe ndjenjës së realizimit pasi Shqipëria u përfshi nga tërmeti e pandemia, dy situata të vështira.

Marrëveshja akomodon dy interesat e palëve dhe besoj që është përparim relativ si shenjë e normalizimit të jetës sonë politike. Ndikuan në fakt si ato imponimet e ndërkombëtarëve, qoftë çelja e negociatave, qoftë edhe objektivi i SHBA që është integrimi europian i Shqipërisë. Po ashtu SHBA duan që në kuadër të dialogut Kosovë- Serbi, të kenë një zonë ballkanike në qetësi, pra fqinjët e këtyre dy shteteve të jenë të qeta.

Kështu shpjegohet dhe ndikimi amerikan. Kjo nuk është marrëveshja më e mirë e mundshme. Personalisht do isha për sistem të hapur, jo domosdoshmërisht me Lista të Hapura, një që ta hapte lojën për partitë e tjera. Ekziston një potencial i madh opozitar dhe u pa dhe nga protestat e fundit të Shoqërisë Civilee për një kauzë mbipartiake.

Por gjithsesi unë mendoj se ishte një marrëveshje me përparim relativ.”- shtoi Mentor Nazarko.