MENU
klinika

Fotoja nga fëmijëria

Ndër më të komentuarat, si dukej dikur Jonida Maliqi

26.06.2020 - 13:32

Këngëtarja e njohur, Jonida Maliqi tregohet shumë aktive në rrjetet sociale, ku numëron fansa të shumtë. Ajo publikon vazhdimisht foto dhe video nga përditshmëria, ndërsa së fundmi ka zbuluar si dukej para se të bëhej e famshme.

Jonida ka postuar në Instastory një foto kur ishte fëmijë, e cila është hedhur fillimisht nga një faqe fansash. Këngëtarja shihet me flokë të shkurtra deri te supet dhe me një shprehi të ëmbël në fytyrë.

Kujtojmë se tani Jonida po shijon historinë e bukur të dashurisë me Romeon, të cilën e kanë deklaruar publikisht vetëm pak kohë më parë.