MENU
klinika

Kontributi në punësim llogaritet në 47.8%

Ndërmarrjet e mëdha zënë 1.2% të totalit aktiv

23.06.2020 - 10:42

Ndërmarrjet e mëdha me 50 e më shumë të punësuar zënë 1.2% të totalit të ndërmarrjeve aktive dhe kontributi i tyre në punësim llogaritet në 47.8% në vitin 2019.

Sipas statistikave të publikuara nga INSTAT nga 162 342 ndërmarrje aktive që u regjistruan në fund të vitit që lamë pas 1984 ndërmarrje raportojnë 50 e më shumë të punësuar.

Nga këto rreth 796 kompani operojnë në sektorin e prodhimit të të mirave ku përfshihen industria, buqësia dhe ndërtimi.

Ndërsa 1 188 kompani operojnë në sektorin e prodhimit të shërbimeve, ku përfshihen tregtia, transporti dhe magazinimi, akomodimi dhe shërbimi ushqimor si dhe informacioni dhe komunikacioni.