Një pacient 68- vjeçar i cili ishte infektuar me koronavirus dhe ka ndërruar jetë nga një infarkt pasi po transportohej për në Gjirokastër
Ai vuante nga cirroza hepatike dhe ka pësuar humbje jete të papritur sipas Ministrisë së Shëndetësisë, si pasojë e sindromit hepato- renal i komplikuar me arrest kardiak.
Reagimi i Ministrisë
Lidhur me lajmin e publikuar në media të një pacienti që ka ndërruar jetë gjatë transportimit drejt Gjirokastrës, Ministria e Shëndetësisë sqaron si vijon:
Një pacient 68 vjeçar nga Gjirokastra, i cili vuante nga ciroza hepatike në stad terminal, ka ndërruar jetë teksa po transportohej nga spitali infektiv, drejt Gjirokastrës, pasi ishte negativizuar nga COVID19, me dy tamponë negativë.
Gjatë transportit, ka pësuar humbje jete të papritur si pasojë e sindromit hepato-renal, i komplikuar me arrest kardiak.
Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit.