23.06.2020 - 16:42
Pas disa ditësh i shtruar në spital në spital, në terapi intensive, një 65 vjeçar nga Tirana ka humbur jetën, megjithë përpjekjet e mjekëve dhe mjekimin intensiv medikamentoz.
65-vjeçari i konfirmuar me Covid-19 vuante nga Diabeti dhe Policitemia.
Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit dhe u bën apel gjithë qytetarëve që të mos e ulin vigjilencën, por të zbatojnë rregullat e vendosura, si e vetmja mënyrë për të mbrojtur veten dhe të afërmit.
Nga fillimi i epidemisë, 46 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID-19.