MENU
klinika

Sërish shifra të larta në vend

Ndërron jetë 67-vjeçari, shkon në 39 numri i viktimave nga COVID-19

18.06.2020 - 09:41

66 persona kanë rezultuar pozitiv me koronavirus në 24 orët e fundit në vendin tonë.

Ndërkohë te spitali Infektiv ka humbur jetën një 67 vjeçar nga Shkodra, duke e çuar në 39 numrin e viktimave nga koronavirusi në vendin tonë.

Bëhet fjalë për një të moshuar nga Shkodra, i cili nuk mundi të fitonte betejën me COVID-19, ndërsa vuante nga Insuficienca kardiake dhe disa sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

Prej ditësh në Shqipëri janë regjistruar shifra të larta të rasteve pozitive me koronavirus, ku “rekordi” ishte të martën me 82 të infektuar.

“Në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë një pacient 67 vjeç nga Shkodra i konfirmuar pozitiv me Covid19, i cili vuante nga Insuficienca kardiake dhe disa sëmundje të tjera bashkëshoqëruese. Pas disa ditëve në terapi intensive, i intubuar, 67 vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë, pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit. Aktualisht ne sherbimin infektiv po marrin shërbim 55 pacientë, 8 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 2 janë të intubuar.

Në vendin tonë janë aktualisht 663 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë.”, thuhet ne njoftim.