MENU
klinika

Çdo fëmijë do e falenderonte!

Ndërron jetë regjisori i famshëm i “Shrek 2”

27.06.2020 - 09:41

Regjisori i njohur Kelly Asbury, i cili ka sjellë ndër vite projekte fantastike të filmave të animuar, është ndarë fatkeqësisht nga jeta.

Asbury ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 60-vjeçare.

Shkak i vdekjes së tij është bërë beteja e gjatë me kancerin, të cilit s’i ka mbijetuar dot më gjatë.

Asbury do të mbahet mend si regjisori i “Shrek 2” apo “Smurfs”, filma të animuar gjatë fëmijërisë.

Veçse regjisor, Asbury do të mbahet mend gjithashtu si autor i librave për fëmijë.

Madje, ai shkroi edhe një pjesë të profileve të biografisë së Jeff Dunham, Edgar Bergen, Shari Lewis, Jimmy Nelson dhe Paul Winchell.