MENU
klinika

Tërheqin firmat nga kërkesa për lista të hapura

Ndodh e papritura/ Dy deputetë të opozitës parlamentare ‘lënë në baltë’ Myslim Murrizin

14.06.2020 - 09:24

Deputeti i opozitës parlamentare Artur Roshi ka deklaruar se tërheq firmën nga Kërkesa për ndërhyrje në Kushtetutë. Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Roshi shpjegon se “ndërhyrja në Kushtetutë për hapjen e listave është një iniciativë e sinqertë e Opozitës Parlamentare, por që parashikon se do të ketë një përballje me pandershmërinë e pushtetit.”

“Anonçimi në media se do ndërhyhet në Kushtetutë për të ndaluar koalicionet parazgjedhore dhe vendosja e pragut 5% është shqetësuese sepse tregon se dikush është i interesuar. Këtë interes mund ta shfaqi ai që sheh se i afrohet mundësisë dhe fuqisë së kartonit për ta bërë këtë,” shkruan më tej në postimin e tij Roshi.

Gjithashtu, Roshi bë të ditur se nga kjo nismë është tërhequr edhe deputeti Besnik Tropolini.

Postimi në Facebook:

Pse Balli Kombëtar Demokrat tërheq firmat nga Kërkesa për ndërhyrje në Kushtetutë ?

Ndërhyrja në Kushtetutë për hapjen e listave është një inisiativë e sinqertë e Opozitës Parlamentare, por që parashioh se do të ketë një përballje me pandershmërinë e pushtetit.

Të premten 29 deputetë të Opozitës Parlamentare depozituan një kërkesë për ndërhyrjen në Kushtetutë në nenet 64 dhe 68 me qëllim hapjen e listave.

Në diskutimet e mia me kolegët tentova që të bënim një kërkesë të qartë, megjithatë firmosa në një marrëveshje xhentëllmenësh se do të qëndrohej në hapjen e listave,që do të thotë se duhet ndryshuar Neni 64 i Kushtetutës dhe praragrafi i dytë i Nenit 68 “Renditja e Kanditateve per deputet ne listat shume emerore nuk mund te ndryshohet pas paraqitjes se listes”.

Anonçimi në media se do ndërhyhet në Kushtetutë për të ndaluar koalicionet parazgjedhore dhe vendosja e pragut 5% është shqetësuese sepse tregon se dikush është i interesuar. Këtë interes mund ta shfaqi ai që sheh se i afrohet mundësisë dhe fuqisë së kartonit për ta bërë këtë.

Kjo lloj ndërhyrjeje, do të thotë ruajtjen e statukuosë,ruajtjen e sistemit bipolar politik që është sot,ruajtjen e sistemit të pengut nga kontrolli absolut i tregut politik.

Pra Ajo që ndryshon është vetëm mënyra se si arrihen këto.

Thënë më qartë,ndryshojnë formulën por ruajnë kapjen e sistemit që kanë sot.

Nevoja e vendit kërkon një demokraci të fortë e cila nuk mund të bëhet pa një pluripartitizëm,i cili është i pashmangshëm nëse vota e qytetarëve ështē e lirë dhe kalon nëpër një formulë zgjedhore që reflekton një përthyerje të papërfillshme në raport me vullnetin e tyre

Liria e votës,kërkon lirinë e besimit qytetar i cili garantohet nga një formulë zgjedhore që nuk lejojon vjedhjen e institucionalizuar të votës dhe konkretisht një sistem propocional kombëtar pa prag të poshtëm.

Liria e votës kërkon procedurën e ruajtjes,indetifikimin biometrik,votimin dhe numurimin elektronik,largimin e faktorit njrëzor sa të mundemi nga sistemi i numurimit,depolitizimin e komisioneve të zvogëluar me ekonomistët e bankave dhe avokatë.

Financimi i partive me parimin “një votë kushton X-Lekë”, bën që të ruhet konkurueshmëria në tregun politik,kundrejt finacimit të sotëm që financohen vetëm dy,tre apo dhe katër parti.

Listat e hapura na çojnë tek kandidatë me integritet,por që pa lirinë e votës të çojnë sërish tek horrat.

Interesi i Partive të vogla shkon në përpjestim të drejtë me rritjen e demokracisë,për rrjedhojë me interesin e shqiptarëve.

Mbajtja me çdo kusht në treg vetëm dy parti,prodhon këtë që kemi sot autokracinë që stimulohet nga pushteti i fortë që i jep ky kod zgjedhor që kemi.

Ndëryrjet e këqia në Kushtetutë bëjnë dëme të pariparueshme për shoqërinë.

Ato mund të atrofizojnë demokracinë si elementi bazik i cilësisë së jetës.

Në këtë këndshikim ndjehem i pasigurt se si do të preket Kushtetuta,prandaj dy firmat e deputetëve të Ballit Kombëtar Demokrat, e imja dhe e z.Besnik Troplini do të tërheqiqen nga lista e 29 deputetëve të Opozitës Parlamentare për ndërhyrjen në Kushtetutë.