MENU
klinika

Rama tregon projektet

Në cilët sektorë do të përdoret eurobondi që mori Shqipëria?

10.06.2020 - 14:11

Kryeministri Edi Rama në një konferencë për media, pasi Shqipëria mori 650 milionë euro borxh nga eurobondi, u pyet nga gazetarja e “News 24” Erjola Jata se ku do të përdoren këta para.

Rama tha se eurobondi është një investim i tregjeve kapitale mbi tregun tonë, duke shtuar se ky eurobond financon operacionet e Shqipërisë.

Gazetarja: Ju përmendët eurobondin, që do të përdoret për fushën e rimëkëmbjes? Konkretisht ku do të përdoret, në rugë, rritje të pagave, mund të na thoni ku do të shkojë?

Edi Rama: Një gazetare e re ekonomie dhe një piktor i vjetër sa unë besoj njësoj marrim vesh nga ekonomia. Eurobondi është një investim i tregjeve kapitale mbi tregun tonë. Falë rezultatit, kemi fituar kredibilitet. Plani ynë është i qartë. Nuk është eurobondi që financon shkollat a spitalet, por eurobondi financon projektet e Shqipërisë.

Gazetarja: Amnistia fiskale, a keni marrë miratimin e Manivalit?

Edi Rama: Do të vazhdojmë, jemi në dakordsi finale. Ata ndjekin gjithë procedurën. Ata ndërhyjnë kur drafti është publik. Ata nuk janë kundër në parim, por kanë ata shqetësimet e tyre në tërësi. Nga dje jemi një vend i besuar.

Sulmi i përgjakshëm në tregun e Krishtlindjeve

Autoritetet gjermane përballen me kritika

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!