MENU
klinika

Fotot nga shtëpia e Enverit në Gjirokastër

“Në konak t’vet”’, Rezarta dhe Ermali kthehen në origjinë

15.06.2020 - 09:13

Rezarta Shkurta dhe Ermal Hoxha së bashku me vajzën e tyre, Herën e kanë kaluar fundjavën në qytetin e Gjirokastrës.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Rezarta me postimet e fundit në Instagram ku ka treguar se gjatë qëndrimit në Gjirokastër kanë vizituar edhe shtëpinë e Enver Hoxhës.

Rezarta ka publikuar foto nga qyteti dhe nga ambientet brenda shtëpisë.

“Në konak të t’vet”, shkruan Rezarta në një foto ku Ermali shihet i ulur në sofër.

Shtëpia e Enver Hoxhës në Gjirokastër është shndërruar në muze duke u kthyer në një atraksion turistik për të gjithë turistët vendas dhe të huaj.