MENU
klinika

"Një ditë që na thërret për më shumë solidaritet!"

Në luftë të përditshme me koronavirusin, Manastirliu ka një mesazh të rëndësishëm

14.06.2020 - 09:11

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastiruliu përmes një postimi në rrjetet sociale ka dalë me një thirrje të rëndësishme në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Dhurimit Vullnetar të Gjakut.

Ministrja bën thirrje që të solidarizohemi të gjithë të dhurojmë gjak për fëmijët talesemikë dhe këdo që ka nevojë, pavarësish situatës së krijuar nga koronavirusi.

“Sot është Dita Ndërkombëtare e Dhurimit Vullnetar të Gjakut, një ditë që na thërret për më shumë solidaritet, në ndihmë të fëmijëve talasemikë dhe kujtdo që ka nevojë!

Pavarësisht situatës së krijuar nga #COVID19, mbi 8500 qytetarë kanë dhuruar gjak gjatë këtij viti. Por ka ende nevojë për më shumë dhurime vullnetare

‪#DhuroGjak #ShpëtoJetë

‪#GjakISigurtëPërTëGjithë❗️”, shkruan Manastirliu.