27.06.2020 - 09:14
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka dalë mëngjesin e sotëm me një apel të fortë. Përmes një postimi në rrjetet sociale Manastirliu teksa ka publikuar mesazhin e fortë të profesor Perlat Kapisyzit bën thirrje që të përdoret maska pasi është provuar se e ul më 70% shkallën e infektimit.
“Nëse duam ta ulim këtë valë tsunami të avashtë, elementi kryesor është maska. Tashmë është e provuar se përdorimi i maskës e ul në 70% shkallën e infektimit” – Ju lutem dëgjoni apelin e prof. Perlat Kapisyzit
#Bashkë kundër #COVID19”, shkruan Manastirliu.