MENU
klinika

Shoqata e Transportit Ndërqytetas në protestë

“Nëse s’plotësohen kërkesat, do të rritim biletën”

08.06.2020 - 10:02

Ditën e sotme Shoqata e Transportit Ndërqytetas do të zhvillojë një protestë para Ministrisë së Infrastrukturës.

Pronarët e linjave ndërqytetarëve janë në vështirësi ekonomike dhe kërkojnë mbështetje nga qeveria.

Përgjegjësi i transportin për zonën e veriut Dashnor Mema deklaroi për Abc News se operatorët e transportit janë në gjendje të vështirë dhe kërkojnë një mbështetje nga qeveria.

“Transporti publik është i mbullur që nga 12 marsi, dhe humbja që ka pësuar është shumë e madhe. Kostot e mjeteve dhe mirëmbajtja e tyre ka vënë në vështirësi operatorët e transportit. Përveç planit që ka nxjerrë ministria që do të udhëtojnë me 70% të kapacitetit dhe se pasagjerët duhet të jenë të pajisur me maska, akoma nuk ka asnjë informacion tjetër se si do të veprojnë. Që nga fillimi i bllokimit të transportit ne kemi kërkuar plotësimin e disa kërkesave, më të rëndësishme janë. Heqjen e akcizës së naftës pasi është baza për ne dhe është mundësia reale për të na nxjerrë nga kriza që jemi. Zbritja e pragut në shitje pasi siç e dimë transporti i udhëtarëve e ka në pragun 20 %, që vështirëson situatën e subjekteve dhe ne kemi kërkuar pragun 6%”, u shpreh Mema.

Ndërsa një përfaqësues tjetër u shpreh se mund të rritin edhe biletën e udhëtarëve, pasi do të punojnë me 70% të kapacitetit.

“Sigurisht është gjëja e fundit që ne mendojmë për rritjen e biletës, por mos plotësimi i kërkesave tona do të sjellë dhe rritjen e biletës në masën 20-30 %, por është gjëja e fundit në mendjen e operatorëve pasi ne e dimë gjendjen në të cilën janë qytetarët, pasi shërbimi do të jetë i njëjtë”, është shprehur përgjegjësi i transportit publik për zonën e jugut”, u shpreh ai.