Pasi pezulluan punën për rreth 3 muaj për shkak të situatës së krijuar për shkak të pandemisë së koronavirusit, duke nisur nga nesër do të rinis transporti ndërqytetas në të gjithë vendin. Mësohet se puna do të nisë për Shkodër-Tiranë apo dhe linjat e tjera Korçë-Tiranë, Vlorë-Tiranë.
Ndërkohë, linjat e transportit në Fier kanë bërë thirrje që të luftohet konkurrenca e pandershme. Ndërsa në Korçë këto linja janë mbledhur në protestë, ku 3 persona dhe janë shoqëruar nga policia, për shkak të ndalimit të protestave.
Kujtojmë se do të hapet dhe transporti urban, lajm të cilin e bëri të ditur vet ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, por ende nuk dihet data e saktë.