Në portin më të madh të vendit tonë, atë të Durrësit fillimet e këtij transporti i përkasin vitit 1986, dëshmohet në Historikun “Porti ynë në rrjedhën e viteve”.
Konteinerët e parë më gjatësi 20 këmbë mbërritën në nëntor të vitit 1986 dhe volumi i këtij transporti në të njëjtin vit shënoi 576 tonë mallra gjithsej. Ato u përdorën për transportin e produkteve ushqimore dhe pijeve të prodhuara në Tiranë. Marrëveshjet e para për përpunimin e konteinerëve u lidhën me palën polake dhe më pas me atë bullgare – mësohet në Historikun e portit.
Në vitin 1989 në portin e Durrësit u përpunuan 400 konteinerë gjithsej, ndërsa më pas ky lloj transporti u rrit vit pas viti.
30 vjet më vonë, në vitin 2019, në Terminalin e Kontejnerëve u përpunuan 191 anije të specializuara me mbi 145 mijë kontejnerë TEU dhe 1,7 milion ton mallra. Në portin e Durrësit aktualisht përpunohen rreth 140 mijë konteinerë TEU (njësi konteinerike) në vit.