MENU
klinika

"Operacioni më i madh kadastral..."

Nis procesi i regjistrimit të pronave në bregdetin e jugut

08.06.2020 - 10:02

Drejtori i Kadastrës, Artan Lame njoftoi sot se nga sot, hapet procesi i regjistrimit në 8 zona kadastrale të bregdetit shqiptar.

Zonat janë: Palasë, Dhëërmi, Vuno, Lukovë, Gjilek, Ilias, Himarë dhe Nivicë.

“E thënë me fjalë të thjeshta, sot fillon procesi i regjistrimit fillestar të pronave në bregdetin e Jugut.

Ky është operacioni më i madh kadastral i ndërmarrë ndonjëherë në shtetin shqiptar.

Mbi 16 mijë prona private të përftituarta përmes ligjit 7501, do përfitojnë shtëpitë e vjetra tradicionale, shtëpi në proces legalizmi, të vogla dhe mbi 5000 pasuri shtetërore.

Prej këtij operacioni do përfitojnë rreth 8000 banorë rezidentë apo të emigruar të këtyre zonave”, tha Lame i ciili theksoi se ne kete proces shteti eshte perballur me dokumente te falsifikuara, deri edhe kercenime.

Sipas Lames, ky proces “do krijojë mundësinë për investime të ligjshme në Jug të vendit, deri te hotelet e komplekset e mëdha turistike. Do ulë konfliktet për pronën”.