MENU
klinika

Detaje nga ngjarja e rëndë në Kukës

Një 16-vjeçar mbytet në liqenin e Fierzës

09.06.2020 - 14:40

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e sotme në Kukës.

Një 16-vjecar është mbytur në liqenin e Fierzës. Sipas policisë për gjetjen e 16 vjeçarit, u angazhuan menjëherë shërbimet e Policisë në bashkëpunim me familjarët dhe peshkatarët e zonës.

Viktima me inicialet K.S banonte në lagjen Gostiltë Kukësit. 16-vjeçari në atë moment ka qenë i shoqëruar  me shokët por më të vegjël.

Edhe pse shërbimet e Policisë në bashkëpunim me famijarët dhe peshkatarët e zonës u angazhuan menjëherë në gjetjen e trupit të 16 vjeçarit, nuk mundën ta shpëtojnë.

Njoftimi i policise:

Rreth orës 14:25, në liqenin e Fierzës, në vendin e quajtur Gostil i Poshtëm, duke u larë në liqe, është mbytur shtetasi K.S., 16 vjeç, banues në lagjen Gostil, Kukës.

Për gjetjen e 16 vjeçarit, u angazhuan menjëherë shërbimet e Policisë dhe në bashkëpunim me familjarët dhe peshkatarët është gjetur i pa jetë nga peshkatarët e zonës 16 vjeçari.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje.