MENU
klinika

Propozimi i njeriut më të pasur të Vietnamit

Një plan për të shpëtuar botën e goditur nga virusi!

09.06.2020 - 11:30

Pandemia e koronavirusit nuk duket ta ketë goditur aq keq Vietnamin pasi vendi ka raportuar vetëm 332 raste infeksionesh dhe asnjë vdekje, por nga selia e tij madhështore në Hanoi, miliarderi Pham Nhat Vuong sheh një nevojë që shkon përtej kufirit. Në prill, njeriu më i pasur i vendit vëzhgoi konglomeratin e tij dhe mori një vendim: ti futej biznesit të ventilatorëve.

Në rastet më të këqija të Covid-19, virusi sulmon mushkëritë, duke e bërë më të vështirë marrjen e oksigjenit në gjak. Një ventilator mund të jetë ndryshimi midis jetës dhe vdekjes, dhe nuk ka mjaft prej tyre. Sipas një vlerësimi, spitalet në botë mund të përdorin edhe 800,000 të tjerë.

Mungesa është më e mprehtë në botën në zhvillim – Sudani i Jugut, për shembull, ka vetëm katër ventilatorë për një popullsi prej 12 milionësh – pra dhe vendi më i pasur në botë është gjithashtu në mungesë të dukshme të tyre. Pas raportimeve që disa spitale me vështirësi nga Nju Jorku përdornin ventilatorë për t’i shërbyer dy pacientëve në të njëjtën kohë, Presidenti Donald Trump detyroi automobilistët dhe kompanitë e tjera amerikane që të fillojnë të bëjnë pajisjet. Ford Motor Co dhe General Electric Co. u bashkuan për të ofruar 50,000 ventilatorë deri më 13 korrik në një kontratë qeverie prej 336 milion dollarë.

Vuong beson se kompania e tij, Vingroup Sh.A., mund ta bëjë atë më shpejt dhe për më pak para. Duke përdorur një dizajn me burim të hapur nga prodhuesi i pajisjeve Medtronic Plc, Vingroup dorëzoi një ventilator pune për miratimin e rregullatorit në mes të prillit. Ndërsa kompania pret që rregullatorët e Vietnamit të japin dritën jeshile, ventilatorët po kalojnë ndërkohë në linjën e montimit.

Ventilatorët e Vingroup kushtojnë rreth 7,000 dollarë në Vietnam, 30% më pak se modeli i vetë Medtronic. Kompania gjithashtu thotë se mund të prodhojë deri në 55,000 në muaj menjëherë pasi qeveria t’i aprovojë ato dhe planifikon t’i eksportojë ato kudo që të ketë kërkesë. Vingroup thotë se do të dhurojë disa mijëra në Ukrainë dhe Rusi, ku Vuong ka lidhje të gjata të biznesi.

“Tani për tani, ne do të përqendrohemi në prodhimin e shumë ventiluesve — dhe ta bëjmë atë vërtet mirë”, tha 51-vjeçari Vuong, i cili ndau planet e tij të disa muajve gjatë një interviste të rrallë në selinë Hanoi të Vingroup dhe në një seri email-esh. “Ne duam të bashkohemi me qeverinë Vietnameze për të zgjidhur një pjesë të problemit pandemik.”

Ndërsa Vingroup drejton një mori spitalesh dhe klinikash, prodhimi i pajisjeve mjekësore nuk ishte në rendin e ditës. Por Vuong, i cili fillimisht u pasurua me shitjen e makaronave noodles të paketuara në Ukrainë, është i njohur për një ambicie që shkon përtej Vietnamit. Kështu që kur vendi i shtyu prodhuesit vendas të bëjnë produkte më të sofistikuara, Vingroup filloi të bënte makina dhe telefona të zgjuar(smartphone).

Tani, ndërsa qeveria po shpërndan maska mbrojtëse të bëra në Vietnam për vendet e goditura nga virusi jashtë shtetit, Vuong po i bën ventilatorët pjesë të një fushate globale edhe më ambicioze: shitjen e makinave vietnameze në botë. Në dhjetor, ai njoftoi se VinFast, grupi i automobilave të konglomeratit, do të zhvillonte një automjet elektrik dhe do ta eksportonte atë në SHBA deri në vitin 2021. Vuong është duke premtuar 2 miliard dollarë të pasurisë së tij, për ta bërë këtë veprim të pamundur realitet. (Bloomberg)