MENU
klinika

Nga Prof. Dr. Fadil Maloku

Nuk “fituan” shqiptarët e Luginës, po mund të “humbin” serbët e Kosovës!

22.06.2020 - 22:30

1. Komoditeti i fitores absolute populiste e Aleksandër Vuçiqit, përkundër bojkotit të opozitës, në fakt në rajon tē Ballkanit Perëndimor do materializohet dhe do përcillet edhe me këto reflektime praktike e pragmatike si në ekonomi, ashtu edhe në politikë dhe sferat tjera. Është tejet fëmijërore, “klithma” (pa dyshim e qëllimshme dhe tejet djallëzore, shkaku i zhvendosjes sē vëmendjes nga “fitorja absolute” e Vuçiqit) e ca politikanëve mediokër, për “fitoren”(lexo; “bashkimin”) e shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Duke llogaritur kētu “shërbimet vëllazërore” që Edi Rama ia kishte bë me “korigjimin e kufijve” dhe sidomos me” minishengenin”, strategjia serbe e lejoi kētë “bashkim” shqiptarësh që në “sytë” e publikut të brendshëm (shkaku i boshllëkut që e krijoi bojkoti i opozitës) dhe atij të jashtëm (shkaku i mesazhit efektiv që delegoi ai për vlerat e tolerancës europiane), ishte një manovër afatëshkurtër dhe tejet intelegjente e vetë Vuçiqit!?

2. Komoditeti i fitores absolute, ku nga 250 ulëse do i takojnë 191 vetë SNS-s së Aleksandër Vuqiçit, i jap atij si të drejtën e fuqinē morale ashtu edhe mundësinë ekzekutive (që as Nikolla Pashiqi e as Sllobodan Millosheviqi, në kohēn e tij s’e kanë pasur!) për ta përdorur në “favor” të cilado interesave rajonale e globale. Në favore rajonale mund të llogaritim tendencën apo interesimin që për interesa strategjike e gjeopolitike të Rusisë dhe të ShBA-ve, të mbajë edhe më tutje pozicionimin e “neutralitetetit” si ndaj Amerikës ashtu edhe ndaj Rusiesë e Evropës. Kurse, ndër favoret e brendshme, me të cilat ai tanimë do mund lehteësisht të kalkulojë neë mënyrë milimetrike mund të llogariten hipotetikisht edhe mundēsia e ndryshimit të jushtetutes serbe (ku ende në preambullë figuron termi “Kosovo&Metohi”), si edhe forcimi i pozitës në marrëveshjen finale me Kosovën, kurdo që ajo të mbahet.

3. Komoditeti i fitores absolute populiste e Aleksandër Vuqiçit, do të ndikojë dukshëm në prestigjin e Serbisë, në takimin me V. Putinin në Moskë (24 qershor), në takimin me “bedelët” e D. Trump (më 27 qershor në Washington) dhe në Samitin në Paris që do mbahet nën patronazhin e M. Makron (më 17 korrrik). Poashtu, komoditeti i Vuçiqit, mund të shihet sidomos në mundësinë e “koncesioneve” ndaj Kosovës, nē Washington ngase, përmes Lista “Srpska”, ai brenda 24 orëve KM. Avdullah Hoti e pensionon përjetësisht! Rreziku, nga lakmia për pushtet (e jo për shtet të Kosovës), këtë garniturē aktuale konjukturale qeverisëse, e bënë me “thembër” të re “të Akilit” kundruall asaj tē Lista “Srpska”! S’këndejmi, pamja, apo përshtypja e parë që e inicojë propaganda mediatike e Edi Ramës, për kinse “fitore” madhështore të shqiptarëve tē Luginës, në zgjedhjet 2020, ështē vetēm njē lojë meskine e “kuzhinës” sē Beogradit, në mënyreë që ky vetëmashtrim mediatik e propagandistik (sidomos në sytë e vendimarrësve global) t’i shërbejë Vuçiqit për realizimin e synimeve dhe koncesioneve të reja për serbët të Kosovës, në rast të copëtimit tē Kosovës. Ku shumicae serbe sërish do mbetej jasht Serbisë…Pra, konteksti i “fitoreve” (relative shqiptare) dhe “humbjeve” (absolute serbe) ka të bëjë më shumë me kalkulime gjeostrategjike e gjeopolitike, se sa sosh politike demokratike.