MENU
klinika

Publikon fjalët e Shefes së ONM në Komisionin Europian

‘Nuk ka 15 kushte për hapjen e negociatave’, Rama ‘i mbyll gojën’ opozitës

23.06.2020 - 16:38

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në profilin e tij fjalën e Genoveva Ruiz Calavera, Drejtoreshës për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Evropian dhe Shefe e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM), e cila shprehet se nuk ka 15 kushte për Shqipërinë për hapjen e negociatave.

Me këtë video duket sikur Rama “u ka mbyllur gojën” opozitës dhe kritikëve, pas lajmit se Komisiono Europian vendosi që Shqipëria duhet të ëprmbushë 15 kushte para Konferencës Ndërqeveritare.

Kjo nuk është hera e parë që Rama i mohon 15 kushtet, por duket se këtë herë prova që ai paraqet është e pakundërshtueshme.

“Për të gjithë ata që e këndojnë apo e përsërisin pasi e dëgjojnë, këngën e 15 kushteve për nisjen zyrtare të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian????

NUK KA 15 KUSHTE dhe KUSH E PËRSËRIT ATË KËNGË KA THJESHT QËLLIMIN POLITIK TË LUFTËS QORRE ME QEVERINË…

Zonja Calavera flet në emër të Komisionit Europian”, shkruan Rama.