Mbetet pa trupë gjykuese procesi që pritet të nisë nga pika zero në Shkallën e Parë për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.
Prej 2017-ës kjo çështje endet në dyert e drejtësisë, Apeli vendosi rigjykimin nga e para duke rrëzuar vendimin e pafajësisë për drogë dhe të shpërdorimit të detyrës, por asnjë nga 10 gjyqtarët aktual tek GJKKO nuk mundet të jetë pjesë e rigjykimit.
Kjo për shkak se ata e kanë kaluar më herët këtë dosje në gjykim, ndërsa gjyqtarët e rinj kanë refuzuar thirrjen e KLGJ për t’u bërë anëtarë të Gjykatës së Posaçme.
Gjyqtarët refuzojnë të bëhen pjesë në Gjykatën e Posaçme duke mos iu përgjigjur dy ofertave të bëra nga këshilli i lartë gjyqësor, refuzim i cili fut në kolaps dhe procesin ndaj Saimir Tahirit.
Kjo situatë e cila aktualisht ka lënë me 10 gjyqtarë, Gjykatën e Posaçme automatikisht pamundëson dhe rigjykimin e ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri, pasi gjyqtarët aktual e kanë gjykuar atë më herët.