11.06.2020 - 15:37
Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri deklaroi sot se do ta pranojë vendimin e Gjykatës por se sa i drejtë do jetë do flasë pasi ta shohë. Tahiri foli pas mbrojtjes sot në Gjykatën e Posaçme edhe për faktin se tashmë janë prokurorët e SPAK ata që kërkojnë dënimin e tij.
“Do ta pranoj pa asnjë diskutim. Do ta pranoj si një vendim gjykate. Sa të drejtë do e quaj apo jo të shoh vendimin e të flas. Unë di raportin tim me të drejtën dhe të vërtetën”, tha Tahiri për vendimin.
Pyetjes se a ka ndryshuar qëndrim duke qenë se tani është përballë akuzave të prokurorëve të SPAK Tahiri iu përgjigj: “Çmimi i jetës sime nuk kalon nga çmimi i karrierës së tyre”.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
"Rrëfej të vërtetën time, deri në këtë stacion të parë"
“Dy vite heshtje”/ Tahiri: Gënjeshtrat brenda e jashtë prokurorisë
Vendimi i Prokurorisë
‘Tahiri’/ Të hënën vendoset pushimi ose gjykimi i çështjes
Pretenca për dënimin