“Nga OBSH-ja erdhi një përgjigje e pakujdesshme dhe e gabuar lidhur me faktin se asimptomatikët rallë transmetojnë koronavirusin”. Kështu deklaroi Walter Ricciardi, anëtar i komitetit ekzekutiv të Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe këshilltar i ministrit italian të Shëndetësisë.
“Transmetimi prej asimptomatikëve është tipik i këtij virusi, gjë që e dallon nga Sars dhe Mers”, -tha Ricciardi.
Gjithsesi, Organizata Botërore e Shëndetësisë bëri të ditur se deklarata e ekspertes duhet kritkuar, por mbështetur.
“Transmetimi nga asimptomatikët është karakteristika tipike e këtij virusi. E konfirmon shkalla e ngjitjes. Brenda një muaji u përhap në të gjithë botën, kur pandemive të tjera u duhen 6 muaj ose një vit”.
Sa i përket OBSH-së, ai saktësoi, “Kolegët kanë qen nën presion për muaj të tërë, por nëse nuk do të ekzistonte do të ishte dëm i madh, sepse është organizata e vetme që mund të luftojë pandeminë. Në fakt, nga kjo tragjedi, ose dalim të gjithë së bashku, ose asnjë.
Ricciardi përfundoi duke thënë se OBSH-ja duhet mbështetur dhe kritikuar kur bën gabime, si tani, duke dhënë një përgjigje të pasaktë pa prova shkencore, por sigurisht duke mos menduar për tërheqjen e saj.