MENU
klinika

"Europa po përmirësohet"

OBSH pesimiste: Situata në botë po përkeqësohet

09.06.2020 - 07:37

Organizata Botërore e Shëndetit thote se pandemia e lidhur me koronavirusin e ri po përkeqësohet në botë, duke dale kundër heqjes së përgjithshme të kufizimeve.

“Megjithëse situata në Europë po përmirësohet, në botë ajo po përkeqësohet”, tha kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, në një konferencë virtuale për shtyp, në Gjenevë.

“Numri i rasteve të konfirmuara në të gjithë botën, tashmë mbi shtatë milionë, është rritur me më shumë se 100 000 në nëntë nga dhjetë ditët e kaluara, me 136 000 të dielën, numri më i lartë deri më tani”, shtoi ai.

Pragu i 400 000 viktimave nga COVID-19 u kapërcye dje.