25.06.2020 - 06:47
Oksigjeni mjekësor për pacientët me simptoma të rënda të COVID-19 po mbaron, ndërkohë që një milion raste të reja infektimi janë regjistruar aktualisht në të gjithë botën, paralajmëroi sot kreu i Shëndetësisë i OKB-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.
“Raporti global për sëmundjen e koronavirusit të ri pritet të arrijë në 10 milionë javën e ardhshme”, tha Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së.
“Kërkesa, aktualisht, po e tejkalon furnizimin me oksigjen”, shtoi Ghebreyesus. OBSH-ja vlerëson se bota ka nevojë, aktualisht, për rreth 620 000 metra kub oksigjen në ditë.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Çfarë iu kërkon qytetarëve amerikanë?