MENU
klinika

Teatri Metropol Premierë

ONLINE: Shekspiri i plotë!

16.06.2020 - 14:04

         Shekspiri, vjen premierë në Teatrin e Metropolit. Një seri me monologje të Shekspirit, nga gjithë vepra e tij, do të nisë premierën këtë fundjavë, në Teatrin Metropol.

Janë veprat “Romeo e Zhuljeta”, “Rikardi III”, “Nata e 12”, “Ëndrra e një nate vere”, “Hamlet” “Makbeth”,  “Mbreti Lir”, “Otello”, “Tregtari Venedikut” “Jul Ccezari”, “Shumë zhurmë për asgjë” etj., nga të cilat, janë përzgjedhur 30 monologje të personazheve të njohura të këtyre veprave.

Këto monologje trajtojnë tema të përbotshme si dashuria, loja, xhelozia, humbja, tradhtia, pushteti, hakmarrja, ku gjithësecili gjen vetën në to, marrë nga personazhe, si: Romoe dhe Zhuljeta, Orsinjo, Olivia, Merkuti, Viola, Beatrice, Paku, Edmond, Otello, Titania, Kostanca, Kordelia, Ofelia, Hamleti, Glauster, Desdemona, Emilia, Bruti, Mark Antoni, Rikardi III, Ledi Makbeth, Shajlok, Jago, Oberoni, Portia etj.

Këto monologje, të cilat janë punuar dhe xhiruar për më shumë se një muaj, duke nisur nga kjo fundjavë do të shfaqen në platformat online të Teatrit Metropol, si në kanalin e Youtube apo edhe në Facebook #TeatriMetropol.

Monologjet janë të trajtuara në mënyrë sa më urbane dhe janë regjistruar përgjatë një muaji, nga një staf profesional duke u përshtatur dhe kushteve aktuale.

Shfaqjet do të nisin që të transmetohen për publikun çdo javë, duke nisur nda data 18 qershor, ora 19.00 në faqen e Teatrit të Metropolit. Disa nga 16 artistët që kanë punuar për këto monologje janë: Klodiana Keco, Armela Demaj, Roerd Toce, Sonila Kapidani, Amri Hasanlliu, Edvin Mustafa, Xhino Musollari, Klea Konomi, Rozi Kostani, Elona Hyseni, Ketjona Pecnikaj, Margent Caushi, Silvio Goskova, Ermir Jonka.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Frojdi, psikanaliza dhe letërsia

“Ëndrrat shprehin kujtime dhe njohuri”

Artur Rembo - poeti i mallkuar

“Shekspiri i mitur” i simbolizmit francez