Opozita parlamentare është kundër marrëveshjes për reformën zgjedhore, arritur një ditë më parë.
Pas një takimi që përfaqësuesit e saj kanë pasur me ambasadoren amerikane Yuri Kim dhe atë të BE-së, Luigi Soreca, Myslim Murrizi ka thënë për mediet, se opozita parlamentare do të votojë kundër marrëveshjes.
“Ishte takim miqësor me ambasadoren e SHBA-së dhe ambasadorin e BE-së.
Në emër të tre grupeve parlamentare të opozitës, shprehëm qartë dhe prerë votën kundër pazarit të pistë të atyre që kanë marrë peng zgjedhjet prej 25 vitesh dhe kanë dhunuar kutitë e votimit me militantë partiakë.
U thamë nuk votojmë asnjë lloj pazari.
Kërkojmë lista të hapura, administratë zgjedhore jo politike dhe votë emigrantësh, ndryshe nuk votojmë të 39 deputetët.” u shpreh Myslim Murrizi në një prononcim për mediat, sa doli nga takimi ne Rezidencen amerikane