MENU
klinika

Mjeku i njohur: Superlajm!

Oxford gjen mjekimin e parë kundër COVID-19, ilaçi gjendet edhe në Shqipëri

17.06.2020 - 10:23

Mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti, jep lajmin e mirë se Universiteti i Oxfordit ka gjetur mjekimin e parë që përmirëson mbijetesën e pacientëve të infektuar me koronavirus.

Mjeku shkruan në “Facebook” se medikamenti është deksametazoni, i cili ndodhet edhe në Shqipëri, dhe që ul me 33% vdekshmërinë te pacientët e intubuar.

Mesazhi i mjekut Alimehmeti:

? Super lajm i mire miqte e mi! ? ?? Studimi RECOVERY i Universitetit te Oxfordit gjen mjekimin e pare qe permireson mbijetesen te pacientet me COVID-19. ✅ Medikamenti eshte DEKSAMETAZONI!

? Deksametazoni eshte nje mjekim i kudondodhur, edhe ne Shqiperi, dhe shume i lire. Sa eshte perfitimi? Pasi u studian plot 6.425 paciente ne 175 spitale te ndryshme u gjet se:

✅ Ulet me 33% vdekshmeria te pacientet e intubuar!

✅ Ulet me 20% vdekshmeria te pacientet ne terapi intensive jo te intubuar!

✅ Shpetohet 1 jete plus per çdo 8 paciente te intubuar dhe te trajtuar me deksametazon!

✅ Shpetohet 1 jete plus per çdo 25 paciente nen oksigjen te trajtuar me deksametazon!

Super super lajm!

Studimi publikohet ne forme te reduktuar paraprakisht per te bere te mundur fillimin e terapise ne te gjithe boten, ndërkohë qe presim detajet e plota.

Forca miq! Cdo dite qe kalon shtohen mjekimet kunder COVID-19.

Studimin e plotë e lexoni KËTU

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!