Vrasja e 47-vjeçarit me ngjyrë, George Floyd, nga policia amerikane, ka ngjallur reagime dhe revoltë masive në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Prej ditësh, në SHBA po zhvillohen protesta masive, ku një pjesë e madhe e shoqërisë dënon ashpër aktin e policit amerikan, që vrau 47-vjeçarin, teksa i vuri gjurin në fyt.
Regjisori amerikan, Frank Schaeffer, edhe skenarist, ka publikuar një video me pamje të tmerrshme nga protestat në SHBA, ku shihen policët që shtyjnë në mënyrë të frikshme protestuesit, si dhe futen me makina mes tyre.
Përbri pamjeve të rënda, regjisori i njohur, përcjell dhe një mesazh të fortë për policinë, teksa thekson se, asnjë prej tyre, nuk merr përgjegjësi për këtë ngjarje. Mes të tjerash, regjisori paralajmëron se “ne do t’ju kthehemi masivisht dhe jemi më shumë se ju”.